Bejta viziton Çegranin, shpalos planet për fshatin e rëndësishëm të Gostivarit

Gostivari

Bejta viziton Çegranin, shpalos planet për fshatin e rëndësishëm të Gostivarit

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:52
Bejta Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëkohësisht kandidat, z. Nevzat Bejta sot qëndroi për vizitë në fshatin Çegran, me ç’rast takoi banorët dhe vizitoi fabrikat dhe ambulancën e fshatit.

“Ndryshuam Gostivarin e djeshëm, ndërtuam Gostivarin e sotëm dhe kemi bë program për Gostivarin e nesërm. Në fshatin Çegran kemi paraparë ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, rregullimin rrugicave të ngelura, ndërtimin e pendës për kanalin e ujitjes në fushën e fshatit Çegran, ndërtimin e Qendrës Memoriale në lokacionin e kampit të refugjatëve, rekonstruim dhe ndërtimi i rrethojave në Shkollën “Përparimi”, caktimi i lokacionit për hapjen e zonës së lirë ekonomike – industriale jo ndotëse jashtë zonave të banuara në Çegran dhe Forinë, si dhe ndërtimi i sallës së Sportit në Çegran”, potencoi Bejta, i cili bashkë me Çegranasit ndau lajmin për hapjen e tenderit për realizimin e punimeve për ndërrimin e gypit kryesor të ujësjellësit të qytetit me vlerë prej 1.5 milion euro.

Image

Bejta tha që me investimin në fjalë dhe përfundimin e projektit “Ujë për Gostivarin”, edhe fshati Çegran do të përfshihet në rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Po ashtu, një nga katër rezervuarët e parapara do të ndërtohet në këtë fshat.

Edhe në Çegran, rinia ishte kujdesur për vizitën e Bejtës. Në pritjen e organizuar në njërën nga kafenetë e fshatit, u diskutua mbi realizimin e projekteve, me theks të veçantë ndërtimi i sallës sportive dhe hapja e fabrikës nga kompania ndërkombëtare “PRG Angli”, e cila pikërisht në fshatin Çegran do të hape fabrikën e re me vlerë 15 milion dollarë dhe ku pritet të hapen 70 vende të lira pune.

Image

Garanci për realizimin e premtimeve elektorale, tha Bejta, është realizimi i plotë i programit fitues të vitit 2013, ku si në çdo vendbanim tjetër të Komunës së Gostivarit, edhe në Çegran u realizuan të gjitha projektet e parapara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat