Të hënën do të hapet Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit - Bota Sot
Të hënën do të hapet Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit

Gostivari

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Të hënën do të hapet Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 18:31
Komuna e Gostivarit

Të hënën (2 korrik), do të fillojë me punë Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit.

Zyra do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht, për tu rihapur sërish në muajin dhjetor kur mërgimtarët tanë do të kthehen sërish në vendlindje për të kaluar pushimet.

Zyra për Mërgimtarët do të funksionojë në formën e “Sistemit një sportel”, ndërsa orari i punës do të zgjasë prej në ora 08:00 deri në ora 20:00, çdo ditë pune.

Hapja e kësaj zyre bëhet me qëllim që mërgimtarëve tanë tua lehtësojmë deri në maksimumin e mundshëm procedurat administrative pranë Komunës, Policisë, Gjykatës etj.

Zyra për Mërgimtarët gjendet në Qendrën për Shërbime Komunale, në katin përdhes të selisë së Komunës së Gostivarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test