Komuna e Gostivarit kërkon të kontrollohen punësimet e reja në arsim - Bota Sot
Komuna e Gostivarit kërkon të kontrollohen punësimet e reja në arsim

Gostivari

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Komuna e Gostivarit kërkon të kontrollohen punësimet e reja në arsim

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:55
Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit kërkoi nga Prokurori Publike, inspektoratit të punës dhe të arsimit që t’i kontrollojnë punësimet e reja në sektorin e arsimit, të cilët siç ishte thënë në konferencë për shtyp kanë qenë jo ligjore dhe selektive. Autoritetet lokale në Gostivar ankohen për të cilët vinë nga Ministria e Arsimit.

“Në dorëzuan kërkesë për më shumë se 40 punësime dhe nuk morëm asnjë përgjigje. Mbajtja në sirtar të dokumentimit me kërkesë shpreh qëllimin e Ministrisë. I bëjmë thirrje Prokurorit Publik dhe inspektorëve të arsimit të zbatojnë hetimin e duhur lidhje me fshehjen e përgjigjes për punësim për kuadrin arsimor në Gostivar. Sipas informacioneve që i kemi, përgjigje duhet të ketë në afat prej tri javësh, Në këtë periudhë, Komisioni për transformimin e vendeve të punës tri herë ka dorëzuar kërkesë dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, tha Aslijan Snopçe, udhëheqëse e Sektorit të Arsimit në Komunën e Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo në konferencë për gazetarët tha se punësimet që autoritetet lokale i kanë bërë kanë qenë me konkurs të rregullt. Nga 150 vende të punës me kontratë është intervenuar në tridhjetë raste të cilët pjesa më e madhe kanë qenë për kuadër jo i përshtatshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test