Rreth orës 05:50 të mëngjesittë sotëm në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, afër Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Njësiti i Trafikut Rajonal të Ferizajt ka dalë në vendngjarje ku sipas hetimeve fillestare thuhet se aksidenti ka ndodhur kur ngasësi (M/SH/K M.S. 30 vjeçar) i veturës Ford Eskort me tabela KS ishte duke lëvizur në drejtimin Ferizaj - Talinovc i M. dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin dhe del jashtë rrugës, me atë rast përplaset në shtyllën elektrike të betonit. Sipas mjekut kujdestar, viktima ka vdekur në vendin e aksidentit nga lëndimet e pësuara.