Dy persona vërejnë policinë në kufi, lanë çantën me 28 kg drogë e ikin për Shqipëri

Kronikë e zezë

Dy persona vërejnë policinë në kufi, lanë çantën me 28 kg drogë e ikin për Shqipëri

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:01
Droga

Njësiti policer gjatë ditës së djeshme ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha.

Sipas raportit policer të dyshuarit pasi kanë vërejtur policët kanë lënë çantat në kufirin në Vërmicë, në të cilat ishin 50 paketime me me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana.

“Fsh. Vërmicë 26.11.2020-18:30. Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi i kane vërejtur policinë kane lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti  antidroge i DHTN Prizren të cilët kane gjetur dhe konfiskuar dy  çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej  28 kilogram e 686.8 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat