Heroinë nga Turqia, shkon në 6 numri i të arrestuarve në Elbasan

Kronikë

Heroinë nga Turqia, shkon në 6 numri i të arrestuarve në Elbasan

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:59
Ilustrim

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit që u zhvillua një ditë më parë në Elbasan, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kështjella”, ku një ditë më parë u kap dhe u sekuestrua 4,215 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, është arrestuar shtetasi G. H., 36 vjeç.

Sipas policisë, 36 vjeçari ishte personi që i siguronte dhe drogën grupit që u arrestua një ditë më parë.

Policia: Si rezultat i  hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal“.

Një ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 5 persona të tjerë. Siç raportoi Ora News bëhet fjalë për: Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj.

Mësohet se pakot e drogës kishin mbërritur nga Turqia në Shqipëri përmes një furgoni, ndërsa kishin si destinacion final Greqinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat