Prishtinë: Gruaja vdes gjatë një intervenimi në spital, bashkëshorti dyshon se nuk iu vendosën stendat fare

Kronikë

Prishtinë: Gruaja vdes gjatë një intervenimi në spital, bashkëshorti dyshon se nuk iu vendosën stendat fare

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:27
Ilustrim

Një qytetar në Prishtinë ka raportuar se gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në spital.

Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve, por gjendja e saj nuk është përmirësuar, teksa i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkohet që rasti të hetohet.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rastet me stenda ishin problem në Kosovë që një kohë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat