Kërcënuan një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia arreston dy persona të armatosur

Kronikë e zezë

Kërcënuan një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia arreston dy persona të armatosur

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Arma

Policia e Kosovës ka marrë sot një informacion se në orën 11:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, një qytetar nga vetura e tipit “Audi” kishte kërcënuar një person dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo të menjëhershëm ishin reagimet e Policisë së Kosovës. Policët i janë vënë në ndjekje të dyshuarit dhe shpejt kanë bërë lokalizimin e veturës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka konfirmuar këtë lajm, duke treguar kështu detaje.

“Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndalonet veturën e dyshuar si dhe të arrestonte dy të dyshuarit ; A.  D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe  N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka treguar se personave në fjalë pas kontrollit të detajuar u janë gjetur dhe sekuestruar, një revole të tipit STEYR, L9-A1 ,  një karikator dhe  tridhjetë e dy copë fishekë.

“Policia bashkërisht me Prokurorin e Shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej ata”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat