Lirohen të dyshuarit që u raportua se dogjën duart cigareshitësit

Kronikë e zezë

Lirohen të dyshuarit që u raportua se dogjën duart cigareshitësit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Faton Gashi i njohur si Vita

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë liruar të ndaluarit të dyshuar se ia kishin djegur duart një cigareshitësit.

Video e cila ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale është bërë virale dhe pas saj kanë pasuar veprimet e organeve të rendit.

Policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona të cilët janë intervistuar lidhur me rastin në fjalë, por janë liruar me procedurë të rregullt.

“Sot pas publikimit të videos, ku dyshohej për një keqtrajtim të një personi,njësitet përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të përfshirë në këtë rast. Pas intervistimit personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të pëtgjithshëm, janë duke punuar hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, cigareshitësi sot ka deklaruar se veprimet e paraqitura në video janë bërë me dëshirën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat