Rrahje mes dy grupeve, arrestohen pesë persona në Viti

Kronikë e zezë

Rrahje mes dy grupeve, arrestohen pesë persona në Viti

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në fshatin Drobesh të Vitisë.

Të dielën kishte ndodhur një rrahje mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Drobesh të Vitisë.

Sipas policisë ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00, ku në këtë rrahje ishin përdorur edhe shufra metali.

Dy ditë më vonë, pra të martën, Policia e Kosovës ka arritur që t’i identifikojë dhe arrestojë pesë persona , të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në këtë rrahje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat