Bombë në oborrin e një polici në Leposaviq, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Bombë në oborrin e një polici në Leposaviq, nuk ka të lënduar

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Një bombë ka shpërthyer sonte rreth orës 20:00 në oborrin e policit me inicialet D.N. në Leposaviq, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të medias.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se polici, shtëpia e të cilit u sulmua, është dëshmitar i mbrojtur në rastin e grupit më të madh të policëve të arrestuar në maj të vitit të kaluar.

Media ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, por pa sukses.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat