Ikën nga spitali i psikiatrisë në Prishtinë dhe vodhën një veturë në Klinë, si u identifikuan të dyshuarit

Kronikë e zezë

Ikën nga spitali i psikiatrisë në Prishtinë dhe vodhën një veturë në Klinë, si u identifikuan të dyshuarit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Mesnatën e së martës, dy persona kanë ikur nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë. Ata kanë shkuar në Klinë, ku kanë vjedhur një veturë dhe janë nisur me të drejt Gjakovës.

Ishin duke u trajtuar në repartin e psikiatrisë në Prishtinë, nga ku kishin ikur dhe kishin shkuar në Klinë.

Atje ata vodhën një veturë, me të cilën u nisën drejt Gjakovës, por u kapën nga Policia në rrugën “Wesley Clark”.

Policia iu kërkoi dokumentet e identifikimit, por të dyshuarit nuk posedonin asnjë të tillë.

Media mëson se identifikimi i tyre u bë vetëm pas shoqërimit në stacion policor, ku edhe u mësua se të dyshuarit ishin duke u trajtuar në spitalin e psikiatrisë në Prishtinë.

Policia ka njoftuar pronarin e veturës së vjedhur, ndërkaq rasti është iniciuar si “Vjedhje”.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Klinë 14-15.12.2020-NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të cilët nga njësiti policor i stacionit policor Gjakovë janë ndaluar derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet Kombi furgon me targa vendore të cilin automjet të dyshuarit kishin vjedhur në Klinë. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat