Operacione anti-drogë, 17 të arrestuar/ Shkatërrohet banda shqiptare

Kronikë e zezë

Operacione anti-drogë, 17 të arrestuar/ Shkatërrohet banda shqiptare

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:07
Ilustrim

17 të arrestuar. Ky është bilanci i një aksioni policor në Antwerps të Belgjikës i cili synonte shkatërrimin e një bande shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas gazetës belge Standaard, hetimi ndaj bandës shqiptare kishte nisur që në vitin 2019 si pjesë e një informacioni të mbërritur nga autoritetet gjermane. 

Gjatë operacionit u bastisën 11 banesa dhe u sekuestruan 200 mijë euro cash, një armë zjarri, 40 kg drogë, disa makina, etj.

Sipas informacioneve, banda shqiptare sillte kokainë me anije nga Amerika Latine drejt disa porteve evropiane.

Drejtuesit e bandës përdornin kufijtë e vendeve të ndryshme evropiane për të qëndruar jashtë radarit të policisë ndaj u kërkua bashkëpunimi i policive të disa shteteve.

Si rezultat i operacionit u sekestruan 57 kg kokainë në Portin e Antwerps, 50 kg kokainë në Vlisingen të Holandës dhe 80 kg në Civitavechia të Italisë.

Nëse droga e sekuestruar do dilte në treg kapte vlerën e 9 milionë eurove.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat