Policia shqipton 802 tiketa në bazë të Ligjit anti-COVID për 24 orë

Kronikë e zezë

Policia shqipton 802 tiketa në bazë të Ligjit anti-COVID për 24 orë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 802 tiketa në bazë të Ligjit anti-COVID, për qytetarëve të cilët kanë shkelur këtë ligj.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të policisë, ndërsa është njoftuar po ashtu se Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë̈ masat parandaluese janë shqiptuar mbi 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.

Përmes një njoftimi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë thanë se përveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti-COVID.

“Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca. Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre. E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet në njoftim. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat