Arrestohet pasi gjuajti me armë në shenjë gëzimi për martesën e djalit

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi gjuajti me armë në shenjë gëzimi për martesën e djalit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Studime e Ulët të Vushtrrisë, pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja të kal.9 mm.

I dyshuari, njëherëshit pronar i shtëpisë ka deklaruar se në shenjë gëzimi për martesën e djalit të tyre kishte shtënë me armë në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma me gaz. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat