Merison Zeka, është i riu që mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Arllat-Malishevë.
24 vjeçari ishte banor i Drenasit.
Ndryshe, Policia e Kosovës sqaroi se nga ky aksident mbetën të lënduar edhe 6 persona.
“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë , ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.


