Policia sekuestron një revole, një thikë dhe municion në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron një revole, një thikë dhe municion në Prishtinë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:05
Policia sekuestron një revole, një thikë dhe municion në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të Reagimit të Shpejtë, sot rreth orës 18:30, në rrugën "Hys Popova" në Prishtinë, kanë ndaluar veturë me targë Kosove, dhe pas një kontrolli që i është bërë personit dhe veturës, ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë:

-një (1) revole të tipit EKOL Jackal Dual Commpact

-karikatori me dymbëdhjetë (12) fishekë si dhe

-një (1) thikë.

I dyshuari;

-P.M. mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat