Digjet BMW gjatë natës, shoqërohen disa persona në Durrës

Kronikë e zezë

Digjet BMW gjatë natës, shoqërohen disa persona në Durrës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:36
Digjet BMW gjatë natës, shoqërohen disa persona në Durrës

Një makinë edhe djegur gjatë natës në lagjen 15 në Durrës.

Sipas informacioneve, mjeti tip “BMW”, në pronësi të R.Xh. ka marrë flakë dhe si pasojë ka patur dëme materiale.

“Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Mësohet se autoret janë kapur nga kamerat filmike. Policia ka konstatuar se kanë qenë dy persona me bidonë në dorë. Pas vënies së zjarrit ata i kanë lënë bidonët ne oborr, të cilat janë gjetur nga blutë dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale lidhur me këtë zjarrvënie të qëllimshme. 

Në  bidonët e  gjetur që janë përdorur për vënien e zjarrit, do të shikohen për gjurmë të gishtave të autorëve nga policia shkencore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat