Hyrën ilegalisht në territorin e Kosovës, policia arreston tre shtetas serb

Kronikë e zezë

Hyrën ilegalisht në territorin e Kosovës, policia arreston tre shtetas serb

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:45
Foto Ilustrim

Njësiti policor gjatë patrullimit në fshatin Novosellë të Kamenicës, kishte ndaluar automjetin ngjyrë hiri me targa të Vranjës( Serbisë)

Në të cilën kishte qenë të dyshuarit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjer të gjithë meshkuj Serb shtetas të Serbisë.

Të njëjtit përmes rrugës së fshatit të cekur duke iu shmangur kontrollit të vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Komunale Departamenti për kundërvajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat