Policia jep detaje: Dy këmbësorë u goditën nga vetura në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Kronikë e zezë

Policia jep detaje: Dy këmbësorë u goditën nga vetura në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se të dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar për në QKUK.

“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat