Policia jep informacione për aksidentin me fatalitet në Obiliq

Kronikë e zezë

Policia jep informacione për aksidentin me fatalitet në Obiliq

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një këmbësore ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një makinë në fshatin Mazgit të Obiliq.

Policia e Kosovës ka dhënë informacione sot për aksidentin.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Mazgit, 20.01.2021 – 17:15. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një automjet me ngasës mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori femër kosovare nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat