I dehuri filmon veten duke kanosur policë në Pejë, ngjarjen e publikoi në rrjetin social

Kronikë e zezë

I dehuri filmon veten duke kanosur policë në Pejë, ngjarjen e publikoi në rrjetin social

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:13

Policia e Kosovës është përballur me një ngjarje jo shpesh të zakontë të enjën pasdite në Pejë.

Siç ka bërë të ditur policia, njësitet e saj kanë arrestuar dje një person, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit është fotografuar para stacionit policor -Pejë dhe më pas ka bërë një publikim në rrjete sociale duke kanosur zyrtaret policorë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi tutje policia.

Rasti është hapur nga policia për ‘kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat