Arrestohen dy persona tё huaj dyshuar për vjedhje në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona tё huaj dyshuar për vjedhje në Pejë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:29
Foto Ilustrim

Në Stacionin Policor në Pejë, me datë 21.01.2021 , është paraqitur viktima mashkull, i cili deklaron se e ka parkuar automjetin e tij në rrugën “Qarshia e gjatё” në Pejё dhe në momentin qё ёshtё kthyer e ka vërejtur se dikush kishte hyrё nё veturën e tij dhe kishte vjedhur një telefon dhe njё palё syze.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve. Pas njё kohe shumё tё shkurtёr kanё ariitur tё identifikojnё dhe arrestojё tё dyshuarit:

· H.A. i lindur më 1994 m/marokian.

· J.B. i lindur më 1993 m/algjerian.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat