Tentuan të vjedhin dele, policia arreston tre persona në Lipjan

Kronikë e zezë

Tentuan të vjedhin dele, policia arreston tre persona në Lipjan

Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Janjevë të Lipjanit, pasi që të njëjti janë kapur duke tentuar të vjedhin dele.

Polica bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 22:12.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë kapur duke tentuar të vjedhin dele në stallën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat