Ferizaj- Rrihen mes vete e tentojnë të sulmojnë dhe policët

Kronikë e zezë

Ferizaj- Rrihen mes vete e tentojnë të sulmojnë dhe policët

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj ditën e djeshme.

Pasi që të njëjti janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që e kishin.

Mirëpo atyre duket të mos u ketë mjaftuar rrahja mes vete dhe kështu kanë tentuar të sulmojnë edhe zyrtarët policor e që ishin në detyrë.

 “Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor dy të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, raporton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat