U kapën në fabrikën më të madhe të kanabisit, ja dënimi për dy shqiptarët

Kronikë e zezë

U kapën në fabrikën më të madhe të kanabisit, ja dënimi për dy shqiptarët

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:58
Leonard Bruci dhe Arber Aliaj

Fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar ndonjëherë në Dorset u zbulua nga policia në një zonë industriale në Purbeck, me më shumë se 2,000 bimë në vend.

Rendimenti në fabrikë kishte një vlerë nga 2.3 milionë deri në 7.1 milionë paund.

Në dhjetor 2019, policia shkoi në zonë pasi një banor telefonoi duke menduar se po ndodhte një vjedhje dhe raportoi për një automjet të dyshimtë që vinte dhe dilte.

Oficerët gjetën një furgon që përputhej me përshkrimin, ndërsa shoferi u arrestua nën dyshimin për vjedhje për shkak të sendeve të gjetura në automjet.

Gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Bournemouth më 29 janar u tha se fabrika ishte “e organizuar dhe profesionale“, me aftësinë për të “prodhuar sasi industriale për përdorim komercial, raportojnë mediat lokale.

Leonard Bruci dhe Arber Aliaj ndodheshin brenda ndërtesës dhe të dy u arrestuan.

Bruci, 27 vjeç dhe Aliaj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë u dënuan me dy vjet e tre muaj burg.

Pasi kanë kaluar 13 muaj të paraburgosur, të dy të pandehurit tani pritet të lirohen brenda disa javësh, duke shlyer më shumë se gjysmën e dënimit.

Pasi të lenë burgun ata do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat