Si ndodhi vjedhja e kasafortës me para në njërin prej lokaleve të Prizrenit?

Kronikë e zezë

Si ndodhi vjedhja e kasafortës me para në njërin prej lokaleve të Prizrenit?

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një kasafortë në një lokal.

Arrestimi i personit të dyshuar ka ndodhur ditën e diel.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma)”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat