Posedonin substanca narkotike, policia arreston 4 nga Kosova e ndalon një tjetër

Kronikë e zezë

Posedonin substanca narkotike, policia arreston 4 nga Kosova e ndalon një tjetër

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 4 persona në lokalitete të ndryshme e të cilët kanë poseduar substanca narkotike.

Derisa në Prishtinë është arrestuar një person në rrugën “Nekibe Kelmendi”, tek a është gjetur një sasi e llojit marihuanë. Po ashtu në një lagje tjetër në rrugën “Nazim Gafurri” në orët e vona të së mbrëmjes të së mërkurës  gjatë kontrollimit I kanë gjetur një paketim të vogël.

Ndërsa në rrugën “Tahir Sinani”, në Ferizaj policia ka arrestuar një person pasi që tek I njëjti ka gjetë 0.75 gram marihuanë. Ai me vendim të prokurorit është liruar.

Në Gjilan në rrugën “Fadil Jakupi”, njësiti policor tek i dyshuari mashkull  kosovar ka gjetur dhe konfiskuar 0.7 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa një rast tjetër po ashtu ka ndodhur në Gjilan kur policia ka konfiskuar tek një person 16 gram marihuana, ndërsa me vendim të prokurorit bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat