​Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 00:21
Foto ilustruese

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një përleshje me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës.

Këtë lajm e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cil ika bërë të ditur se dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.

“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka thënë Zaiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat