Detaje të reja: Përleshen mes vete, armën ua drejtojnë edhe policisë, dy të plagosur, mes tyre edhe një kalimtare e rastit te rruga B

Kronikë e zezë

Detaje të reja: Përleshen mes vete, armën ua drejtojnë edhe policisë, dy të plagosur, mes tyre edhe një kalimtare e rastit te rruga B

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:40)- Dy persona janë plagosur si pasojë e gjuajtes me armë në “rrugën B” në Prishtinë. Sipas Policisë, njëri prej tyre ishte një kalimtare e rastit e cila u plagos në këmbë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se Policia është detyruar të përdorë armët për shkak të situatës së krijuar.

Të lënduarit janë duke pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila per momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi.

**

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë. Në lokacionin e njohur si ‘Rruga B’ të kryeqytetit dy persona kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin.

Media mëson se në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur policia. Edhe pse pas disa thirrjeve të zyrtarëve policor drejtuar të dyshuarve që të ndaleshin, ata nuk janë bindur. Madje njëri nga ta, armën ia ka drejtuar edhe policisë.

Kjo e fundit e plagos në këmbë njërin nga personat që po përleshej.

Por nga shkrepja e një plumbi nga personat që po përlesheshin ka pësuar një kalimtare e rastit.

Në vendin e ngjarjes për momentin ndodhen edhe zyrtarë të tjerë të policisë si dhe ekipet e autoambulancës.

Detaje të reja: Plagoset një kalimtare e rastit te rruga B 

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë. Në lokacionin e njohur si ‘Rruga B’ të kryeqytetit dy persona kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin

Burimet bëjnë të ditur se gjatë shkrepjes së armës nga personat që po përlesheshin, është plagosur një kalimtare e rastit.

Viktima është dërguar për në QKUK dhe është jashtë rrezikut përjetë.

I plagosur ka mbetur edhe njeri nga personat qe ishte i përfshirë në përleshje

***

Të shtëna me armë zjarri pati para pak minutave në qendër të Prishtinës.

Të shtënat ishin në mes disa qytetarëve pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Mediat mësojn se ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën B.

Nuk dihet nëse si pasoja e të shtënave me armë pati ndonjë person të lënduar.

Mediat kanë kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast dhe do t’iu mbajnë të informuar në detaje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat