Kryeshefi i IPK-së: Janë arrestuar 32 zyrtarë policorë vitin e fundit

Kronikë e zezë

Kryeshefi i IPK-së: Janë arrestuar 32 zyrtarë policorë vitin e fundit

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektorit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se gjatë vitit 2020 ka pasur mbi 15% më shume ankesa nga qytetarët e Kosovës ndaj zyrtarëve policorë në IPK.

Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, gjithsej kanë qenë 1650 ankesa.

“Nëse flasim për viti 2020 ne si ankesa të qytetarëve kemi pranu 1650 ankesa që është një numër mbi 15% më shumë se vitin e kaluar. Mund të jenë raste të ndryshme, mund të jenë raste që lidhen me pandeminë, mund të jetë vetëdijesimi më i madh i qytetarëve për të paraqitur shqetësimet ndaj zyrtarëve policorë, apo ndoshta edhe punua jonë që ju kemi ofru qytetarëve si institucion që trajtojmë cilën do shqetësim apo ankesë që kanë ndaj zyrtarëve policorë”, ka thënë Hodaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tutje ka theksuar se nga numri i përgjithshëm i ankesave 126 prej tyre janë regjistruar si raste penale dhe janë adresuar në prokuroritë përkatëse. Ai ka shtuar se 80 prej tyre kanë përfunduar më kallëzime penale.

Hodaj ka thënë se janë arrestuar 32 zyrtarë policore si dhe 6 qyetarë si të dyshuar në raste të përbashkëta.

“Këto ankesa natyrisht se janë trajtua disa prej tyre kanë pasur elemente penale, disa prej tyre janë cilësi si shkelje disiplinore janë dërguar në drejtonin e standardeve profesionale në kuadër të policisë për tu trajtuar në aspektin administrativ. 126 rate janë regjistruar me numër penal si raste penale dhe diku prej tyre 80 raste janë dërguar në prokurorinë kompetent me kallëzime penale apo raporte të veçanta.”

“Si rezultati i këtyre hetime penale që ne kemi zhvillu, janë arrestuar 32 punonjës të policisë dhe 6 qytetarë të cilët kanë qenë në raste të përbashkët si të dyshuar. Është kërkuar suspendimi i 83 zyrtarëve apo punonjësve të policisë. Mund të ketë edhe zyrtarë të stafit civil”, ka thënë Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat