Thyhet një xhami nga hajnat në Gjilan, vjedhin rreth 40 euro

Kronikë e zezë

Thyhet një xhami nga hajnat në Gjilan, vjedhin rreth 40 euro

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan gjatë ditës së djeshme është thyer një xhami nga hajnat, ku edhe janë vjedhur disa të holla.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur rreth 40 (katër dhjetë) euro në arkën e xhamisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Më poshtë raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Adem Jashari, Gjilan 23.02.2021 – 19:00-07:00. Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur rreth 40 (katër dhjetë) euro në arkën e xhamisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat