Një person sulmon fizikisht një femër në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Një person sulmon fizikisht një femër në Fushë Kosovë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një femër me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 në lagjen 28, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat