Lajm i rëndë nga Vlora: Makina aksidenton për vdekje 7-vjeçaren

Kronikë e zezë

Lajm i rëndë nga Vlora: Makina aksidenton për vdekje 7-vjeçaren

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:19
Ilustrim

Nuk ndalen aksidentet tronditëse në vend. Një tjetër aksident i rëndë u shënua në aksin Vlorë-Peshkëpi. Si pasojë humbi jetën një 7-vjeçare.

Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat