'Ikën me vrap kur i ndaloi Policia': arrestohen pas javësh ndjekjeje, 2 shpërndarës kokaine në Tiranë

Kronikë e zezë

'Ikën me vrap kur i ndaloi Policia': arrestohen pas javësh ndjekjeje, 2 shpërndarës kokaine në Tiranë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Gjesendet e gjetura

Policisë së Tiranës i janë dashur disa javë hetime, ndjekje dhe përgjime për të zbuluar aktivitetin e dy shpërndarëve të kokainës nëpër Tiranës.

Në kuadrin e operacionit sekret “Urus”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve,  u arrestuan dy persona: L.N, 47 vjeç dhe E.C(H), 39 vjeç, të dy me banim në Tiranë.

Policia kishte marrë informacion nga burime të saj se ata shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Arrestimi i tyre është bërë në rrugën "Nikolla Lena” në Tiranë në kohën kur të dy qarkullonin me makinë. Në momentin kur kanë para Policinë, të dy kanë vrapuar për t’I shpëtuar arrestimit, por nuk kanë arritur dhe iu janë vënë pranga.

Nga kontrolli, Policia iu gjeti 1 kg e 117 gr kokainë dhe shumë para që kishin fituar nga shitja e saj. Policia po ashtu iu sekuestroi makinën me të cilën ata udhëtonin për të shitur lëndën narkotike dhe 6 aparate celulari.

Dosjet e tyre iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat