Luhet ilegalisht bixhoz në Kamenicë, policia konfiskon aparate të ndryshme

Kronikë e zezë

Luhet ilegalisht bixhoz në Kamenicë, policia konfiskon aparate të ndryshme

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Lojërat e fatit e bixhozi nuk kanë të ndalur në Kamenicë.

Ani pse kjo është e paligjshme, në këtë qytet në vazhdimësi është raportuar për bixhoz të luajtur ilegalisht.

Në Koretin të Kamenicës, dje Policia ka hasur në një kafiteri që po luhej bixhoz.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar si provë materiale një TV të markës VIVAX, një llaptop DELL, një aparat printer por nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat