Deshi të futej në Kosovë me një veturë nga Italia të padoganuar, kapet nga Policia

Kronikë e zezë

Deshi të futej në Kosovë me një veturë nga Italia të padoganuar, kapet nga Policia

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Prej Italisë ia kishte mësyrë Kosovës me një veturë, por një të dyshuari nga Kosova nuk i shkuan planet siç donte.

Ai u bë cak i Policisë dhe patrulla iu afrua për kontroll.

Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndalur veturën e tij me targa të Italisë dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se i njëjti i është shmangur obligimeve doganore.

Vetura i është konfiskuar ndërsa rasti i dedikohet Doganës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat