Ky është polici që dyshohet se kreu vetëvrasje në Patriarkanën e Pejës

Kronikë e zezë

Ky është polici që dyshohet se kreu vetëvrasje në Patriarkanën e Pejës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

(E plotësuar 20:25) - Zyrtari policor ,i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje, është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës, në Pejë.

Media mëson se polici ka punuar në Divizionin e Sigurimeve.

Viktima është rreth moshës 50-vjeçare.

Sipas burimeve të medias, i njëjti dyshohet se është varur në vendin e tij të punës.

***

Një zyrtar gjatë ditës së sotme dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Pejë.

Media mëson se viktima është Esat Sejfiq nga komuniteti boshnjak dhe ka punuar në objektin e Patriarkanës në Pejë, ku dyshohet se edhe ka kryer vetëvrasjen.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer procedurat e nevojshme.

“Menjëherë njësiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera te nevojshme, ku pas kryerjes se këtyre procedurave do te njoftoheni për detaje tjera”, ka thënë ai.

Edhe nga Prokuroria e Pejës e kanë konfirmuar rastin.

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë ka thënë se një polic dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se një zyrtar policor të ketë kryer vetëvrasje. Trupi i pajetë është dërguar në Institutit e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Nikqi. 

Gjendet i vdekur një polic në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në ora 16:20.

Media kanë bërë të ditur se personi në fjalë dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëher njesiti policor ka shkuar ne lokacion”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se policia do ofrojë detaje të tjera, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.

Pejë/ Dyshohet se një polic është vetëvrarë

Një zyrtar policor dyshohet se gjatë ditës së sotme ka bërë vetëvrasje.

Mediat përmes burimeve mëson se rasti ka ndodhur në Pejë.

Të njëjtat burime thonë se ai ishte duke ruajtur në ndrrim te Patrikana në Pejë.

Mediat do të ju mbajnë të informuar lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat