​Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Kronikë e zezë

​Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në Magjistralen Gjilan-Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura ku edhe janë lënduar katër persona. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tregon se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira 4 vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka treguar Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat