Digjet kamioneta që u përdor për tentim grabitjen e automjetit që transportonte para

Kronikë e zezë

Digjet kamioneta që u përdor për tentim grabitjen e automjetit që transportonte para

Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Është gjetur i djegur kamioneta e cila u përdor pasditen e së hënës për tentim grabitjeje të automjetit të “Besa Security” që po kryente transport të parave. Tentim grabitja ndodhi në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kamioneta është gjetur e djegur në fshatin Përrallovë të Gjilanit.

Nga kjo, mbetën të plagosur edhe dy persona të cilët u dërguan për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat