Tre të lënduar nga përleshja në Deçan, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga përleshja në Deçan, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime pas një përleshje mes dy grupeve të të rinjve që ndodhi sot në orën 16:00 në qendër të Deçanit.

Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se dyshohet se njëri nga të lënduarit është lënduar nga thika.

“Rreth orës 16:00 në qendër të Deçanit ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve të të rinjve. Tre persona janë lënduar, njëri nga ta është në gjendje më të rëndë. Dyshohet se ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”.

Ai theksoi se disa persona janë shoqërua për në stacionin policor.

“Disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor. Të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin e Pejës dhe Gjakovës. Në përleshje janë përdorur edhe mjete ë forta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat