Iu gjetën mbi 3 kg marihuanë, arrestohen 2 të dyshuar në Skenderaj

Kronikë e zezë

Iu gjetën mbi 3 kg marihuanë, arrestohen 2 të dyshuar në Skenderaj

Më: 27 mars 2021 Në ora: 08:20
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje, dy të dyshuar për “Posedim të narkotikëve” , në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt.

Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar mbi 3 kg substancë narkotike, e llojit marihuanë.

Nga të dyshuarit po ashtu është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil.

Ndërsa me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat