Aksident në Dobratin të Podujevës, katër persona të lënduar

Kronikë

Aksident në Dobratin të Podujevës, katër persona të lënduar

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Një vetë-aksident trafiku ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Dobratin të Podujevës.

Si pasojë e përplasjes së një veture kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 në fshatin Dobratin të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet.  Si pasojë e këtij vet aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, prej tyre 13 kanë rezultuar me persona të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat