Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet (mito) zyrtarëve policor në kufi

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet (mito) zyrtarëve policor në kufi

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:18
Ilustrim

Me datë 02.04.21 rreth orës 01:00, në terminalin e pikës kufitare Hani i Elezit, është arrestuar një shtetas bullgar i lindur në vitin 1974 në Pazardzhik.

Ai u arrestu mbi dyshimin e bazuar se i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë në shumën prej (20) njëzet euro.

Personi i dyshuar nuk kishte sigurim kufitar të Republikës së Kosovës dhe gjatë ofrimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, i ka vendosur paratë në dokumente në formë ryshfeti me qëllim të kalimit kufitar.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ndaj personit të dyshuar sipas dispozitave ligjore kanë iniciuar rastin “Dhënie e Ryshfetit (mitos)” dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, shtetasi bullgar është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat