Motor benzinë-gas, merr flakë në ecje e sipër makina në Fier

Kronikë e zezë

Motor benzinë-gas, merr flakë në ecje e sipër makina në Fier

Më: 5 prill 2021 Në ora: 07:56
Ilustrim

Digjet gjatë natës një automjet tip “Mitsubishi Carisma” në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ish-UMB-ja.

Automjeti me motorr Benzin-Gas, me targa AA 265 HS, ka marrë flakë në ecje e sipër, ç’ka e ka detyruar drejtuesin Dashnor Hysko të dalë i alarmuar prej tij.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shuarjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Policia ka nisur hetimet ndërsa ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat