I deponoi 13 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, zyrtari i bankës denoncon rastin në Polici

Kronikë e zezë

I deponoi 13 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, zyrtari i bankës denoncon rastin në Polici

Më: 7 prill 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustruese

Dje një zyrtar i një banke në Prishtinë, ka denoncuar një rast të falsifikimit të parave.

Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se zyrtari i bankës ka deklaruar se një i dyshuar kishte deponuar 13 mijë euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

I njëjti po ashtu ka raportuar se personi që i ka deponuar paratë ka deklaruar se këto para iu kishin sekuestruar vite më parë nga Policia, por që të njëjtat ia kanë kthyer ditë më parë.

Sipas zyrtarit, i dyshuari ka sjellë dëshmi dhe vërtetim për sekuestrim dhe kthim të parave.

Megjithatë, rasti në Polici është hapur si “monedhë e falsifikuar” dhe kanë filluar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat