Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar ryshfet policit, arrestohet në kufi i dyshuari

Kronikë e zezë

Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar ryshfet policit, arrestohet në kufi i dyshuari

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”.

Burimet e medias njoftojnë se i dyshuari u arrestua në pikën kufitare në Vërmicë, dje rreth orës 18:00.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari ia kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor, në mënyrë që ai ta lejonte të futej në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat