Vjedhje në veri të Mitrovicës, hajnat marrin 1 mijë e 600 euro

Kronikë e zezë

Vjedhje në veri të Mitrovicës, hajnat marrin 1 mijë e 600 euro

Më: 9 prill 2021 Në ora: 09:04
Ilustrim

Tri raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar gjatë 24 orëve në veri të Mitrovicës.

Në tri rastet hajnat kanë arritur të vjedhin 1 mijë e 600 euro.

Rastet sipas raportit të policisë:

• Fsh. Pridvorica, Zubin Potok 08.04.2021 – 01:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur tri pajisje për prodhim të kriptovalutave.

• Suhadoll, Mitrovicë 08.04.2021-NN. Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga aty i kanë vjedhur një shumë parsh prej 600-700€.

• Leshak, Leposaviq 08.04.201-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë i vjedhur një shumë parash prej 900€.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat