Aksident mes një veture dhe traktori në Tërstenik të Drenasit, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe traktori në Tërstenik të Drenasit, lëndohet një person

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërsetenik të Drenasit.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një mjet bujqësor, përkatësisht traktor i cili ishte i mbushur me dru.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka bërë të ditur ajo.

Derisa vetura ka përfunduar jashtë rrugës, kolona të gjata janë shkaktuar si pasojë e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat