Njëri ngacmoi seksualisht 46-vjeçaren, tjetri përndiqte 19-vjeçaren. Dy të arrestuar në Tiranë

Kronikë e zezë

Njëri ngacmoi seksualisht 46-vjeçaren, tjetri përndiqte 19-vjeçaren. Dy të arrestuar në Tiranë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, i dyshuar si person që vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi në zonën e Ali Demit ka ngacmuar sekusualisht një 46-vjeçare.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare”, njofton Policia.

Gjithashtu, Policia e kryeqytetit kanë bërë edhe arrestimin e një 33-vjeçari, i cili në mënyrë të vazhduershme një 19-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat